Lajm i mirë: 23-vjeçari në Kukës nuk u kthye në shtëpi pasi doli për të mbledhur boronica, ja ku kishte qenë

23-vjeçari i cili u shpall i zhdukur ditën e sotme fatmirësisht është gjetur shëndoshë e mirë në bjeshkët e Sharrit.

Mësohet se Meledin Adili i cili isht larguar në bjeshkë për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë, ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të motit të keq.

I riu u denoncua ditën e sotme nga familjarët pasi që prej ditës së djeshme ata nuk kishin asnjë informacion mbi të.

Vullnet Beluli, i afërm i 23-vjeçarit Meledin Adili nëpërmjet Report Tv bëri apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo helikopter.

Ai thotë se territori në Bjeshkë është shumë i vështirë dhe kjo u bën të pamundur kërkimet. “Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetët!ma, ne u larguam se moti ishte shumë i keq.

Kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shteti”, tha i afërmi i 23-vjecarit. Gjithsesi e rëndëishme tani është që djali është kthyer në shtëpi dhe është shëndoshë e mirë.