LAJMI I FUNDIT: Chelsea i rinovon kontratën Brojës, ja detajet

Armando Broja ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratë të re me Chelsean. Në afatin kalimtar të verës pati mjaft shumë spekulime rreth të ardhmes së tij, por sulmuesi shqiptar në fundi mbeti te klubi londinez.

Klubi i Chelseat ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për rinovimin e kontratës me Brojën. Sipas kontratës së re, 20-vjeçari do të jetë i lidhur me “Blutë” deri më 30 qershor 2028.

Kontrata paraprake e sulmuesit të Shqipërisë ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Armando Broja kontratën e re e nënshkroi në praninë e pronarit të klubit, Todd Boehly.

LAJMI I FUNDIT: Chelsea i rinovon kontratën Brojës, ja detajet

Kur merkato e verës ka përfunduar, Premier League tregoi sërish se vazhdon të mbretërojë në tregun e futbollit europian.

Jo pak, por 8 nga 10 klubet që shpenzuan më tepër në merkato ishin angleze. Në vendin që lojtarët kushtojnë më shtrenjtë, Shqipërinë e përfaqëson denjësisht Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares është lojtari i tretë më i kushtueshëm sa i përket futbollistëve të rinj. Listën e kryeson Saka që shkon në vlerën e 65 milionë eurove, i ndjekur nga Livramento që vlen 25 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë vjen Armando Broja me 22 milionë euro.