Lajmi i mirë i vjen Shqipërisë dhe Rejës nga Portugalia, mbrojtësi kuqezi bën ndeshje të madhe ndaj Benfikës

Pas tre sezonesh me fanellën e PAOK-ut të Selanikut, ku luajti shumë pak, qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Enea Mihaj zgjidhi të transferohej në Portugali te Famalicao, ku e ka nisur aventurën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Futbollisti 24-vjeçar ka luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet që kur u transferua në Portugali dhe javën e fundit bëri një paraqitje për t’u admiruar edhe përballë një kundërshtari mjaft të njohur si Benfica.

Shifrat e publikuara në emisionin më të ri në SuperSport, “Analizë Kuqezi”, konfirmojnë se Mihaj ka fituar 13 nga 15 duelet ndaj Benficës dhe ka fituar të 6 duelet ajrore, falë edhe shtat-lartësisë së tij.

Lajmi i mirë i vjen Shqipërisë dhe Rejës nga Portugalia, mbrojtësi kuqezi bën ndeshje të madhe ndaj Benfikës

Qendërmbrojtësi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë këtë muaj në Ligën e Kombeve, pasi në mungesë të Gjimshitit, Kumbullës e Dermakut, do t’i takojë pikërisht atij të zbresë në fushë.

Pikërisht forma e mirë e tij dhe minutazhi i plotë, janë një lajm i mirë për trajnerin Edi Reja, pasi dihet se Mihaj numëron 6 ndeshje me fanellën kuqezi dhe njihet mirë me grupin e lojtarëve.

Për Enea Mihaj ka pasur interes nga ana e Greqisë që të zgjidhte kombëtaren e tyre, por për asnjë moment djaloshi nuk e vuri në dyshim zgjedhjen e tij kuqezi. /Burimi: Superaport.al