Leao pa buzëqeshje pas Chelsea-Milan: “Mësime!” Befasia te ndërrimi por më pas pranimi

Duke marrë parasysh edhe mungesat e shumta, Rafael Leao ishte padyshim njeriu më i pritur i Milanit në ndeshjen e Stamford Bridge. Ai pati disa ndezje interesante gjatë natës londineze, por performanca e tij nuk ishte një performancë e shkëlqyer ne te gjitha aspektet pasi pritet me shume kurdohere nga portugezi.
Megjithate, ai top i hedhur ne zone ne kembet e De Ketealere nese do te ishte kthyer ne gol mund te ndryshonte historine. Pritej më shumë nga ai dhe padyshim edhe nga e gjithë skuadra e Stefano Piolit. Ai është një yll dhe një top-lojtar potencial, kështu që është normale të presësh një provë tjetër ndryshe nga ajo e Londres.
Fatkeqësisht, ai dështoi të bënte një ndikim të mjaftueshëm kundër Chelseat. Minuta e zevendesimit kur Pioli vendosi ta ruante dhe ta mbante te fresket per ndeshjen e te shtunes kunder Juventusit ne San Siro e pa te merzitur dhe jo ai Leao qe shohim zakonisht.
Ne fillim beri me dore si per te thene “une do dal?!” dhe i habitur, pasi donte te jepte kontributin e tij deri ne fund. Me pas e kuptoi dhe doli, duke i dhene doren keshtu shokut te skuadres dhe ulur ne stol pa thene asnje fjale.
Leao dhe shokët e tij me siguri duhet të mësojnë nga disfata e rëndë në Londër dhe të përmirësohen për të ardhmen. Ai ka postuar një foto në Instagram që e paraqet atë në Stamford Bridge dhe me komentin e mëposhtëm: “Mësime!”. Pikerisht mesime qe skuadra mer ne cdo fushe ku luan sepse gjithmone per t’u permiresuar duhet ta besh mbi gabimet.



