Leao sërish në qendër të merkatos! Gianluca di Marzio: “Pasi u refuzua Chelsea, po përgatitet oferta e radhës nga Premier”

Milan mund të duhet të luftojë interesin e dy skuadrave të Premier League nëse duan të mbajnë Rafael Leaon në klub edhe per shume vite te tjera, me kontraten e tij e cila skadon ne qershor te vitit 2024 dhe ende nuk ka ardhur rinovimi.

Dje, Gianluca Di Marzio i Sky foli në transmetimin e Football Daily dhe raportoi se Chelsea vendosi të ofrojë 70-80 milionë euro dhe bonuse për Leaon në fund të merkatos se vere. Përgjigja e Milanit ishte e qartë: nuk kishte kohë për të përfunduar një negociatë kaq të madhe dhe duheshin te paguheshin shume para per te bindur Milanin, por Blutë mbeten të etur.

Tani, Di Marzio (sipas asaj qe shkruan Manchester Evening News) po pretendon gjithashtu se Pep Guardiola është i prirur për të nënshkruar me Leaon duke qenë se ata nuk nënshkruan me të vërtetë një zëvendësues të drejtpërdrejtë për Raheem Sterling, i cili u largua për te Chelsea.

MVP i Serie A i sezonit të kaluar është shumë i kërkuar pas një sezoni në të cilin ai shënoi 14 gola dhe 12 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat, dhe ndoshta nuk është befasi per interesin e grumbulluar rreth tij nga disa klube.

Ndërkohë Milani duhet të punojë për rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në qershor 2024, duke pasur parasysh rrezikun për të arritur në fund të sezonit aktual vetëm një vit nga afati nëse ai nuk e zgjat kontraten.