“Leao si Mbappe, por thjesht nuk ka afër Neymar…” Legjenda shpjegon: “Kur ta kuptojë forcën e tij…”

La Gazzetta dello Sport sot i ka dedikuar nje faqe Milanit te Piolit dhe duke u ndalur sidomos te tre futbollsite: “Tre asa për Piolin. Nga CDK te Tonali, Milani pret shtytjen shtesë. Është radha e Origit” De Ketelaere po pershtatet, edhe nëse i duhet ende pak kohë për t’u futur në mënyrë perfekte në mekanizmat e Djallit.

Tonali pritet në nivelin derbi kur dominoi në mesin e fushës. Nesër kundër Sampdorias do të jetë edhe Origit si titullar te kuqezinjtë. Ka ardhur ora e belgut, i cili pasi ka mare minuta ne ndeshje te ndryshme dhe eshte stervitur mire, do te zere vendin e Giroud.

I konfirmuar ne krah te majte Leao, pasi per nje si ai rotacioni nuk ekziston, te pakten deri sa te kthehet Rebic. Franco Causio, ish-lojtari i Juventusit dhe Italise, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, sot e vura ne nje skene me Mbappe dhe Haaland.

“Mbappé, Haaland dhe Leao  jane me te fortet, por portugezi ende nuk e di se sa i fortë është. Duhet qe te bindet se ai ben diferencen ne cdo fushe dhe ndaj cdo kundershtari.

Sigurisht, Mbappé ka Neymar afer qe i jep ato pasime qe te gjithe dime. Por, nëse shkon të shohësh një Milan-Udinese 3-3 te se shkuares, unë i bëj të njëjtën pasim te Zicos si Neymar me Mbappe dhe ai shënon në një roveshate. Pra, ideja eshte qe nese ke afer nje te forte dhe qe te sheh, je edhe me i forte”.