Lëvizja taktike e Piolit, trajneri “futi në kafaz” Barella me…Tonalin! “E kisha studiuar në Milanello”

Në fund të ndeshjes Milan-Inter, një derbi i fituar nga kuqezinjtë 3-2, Massimo Ambrosini analizoi në DAZN, duke u dhënë kuqezinjve merita të mëdha: “Ju nuk shihni gjithmonë ndeshje të këtij niveli, duhet t’i përgëzoni të dy ekipet. Ne kritikojmë Serinë A për ritmet, por sot ata nuk u kursyen, sidomos pas golit të parë.

Entuziazmi i njerëzve si dhe për golat ishte për spektaklin e ofruar në fushë. Milani në tërësi ishte superior, Interi e bëri lojën të mirë në gjysmën e fundit te ndeshjes. Brenda 90 minutave fitoi skuadra që interpretoi më së miri ndeshjen”.

Por, si u fitua ndeshja sidomos per 70 minuta? Kete e tregon Stefano Pioli dhe levizja e vecante sot. Në derbin e fituar me meritë të madhe nga Milani 3-2, një nga lëvizjet taktike fituese të mister Pioli ishte zgjerimi i Tonalit për t’i dhënë dorën Theos dhe për të shmangur presingun e Barella-s.

Pioli i tha Milan TV pas ndeshjes: “Prisnim që të dilte më shumë Barella mbi Theo sesa Dumfries. Kjo është arsyeja pse ne e zgjeruam pak Tonalin ne krah. Këto janë gjëra që i studiojme ne Milanello dhe nuk vijne thjesht rastesisht. Ne përpiqemi të marrim disa avantazhe”.

Dhe ne fakt, sot Barella u anulua totalisht nga Tonali, qe ishte padron i pjeses se majte te mesfushes duke nisur edhe shume aksione sulmuese dhe duke e detyruar Barellan qe shpesh ta ndiqte ose te kthehej mbrapa per te mos sulmuar Theon dhe per te reduktuar hapesiren e tij.

Lëvizja taktike e Piolit, trajneri "futi në kafaz" Barella me...Tonalin! "E kisha studiuar në Milanello"