Lewandowski e ka dhënë “ok”-in e tij për t’u transferuar në Barcelonë

Robert Lewandowski është pajtuar në parim për t’u bashkuar me Barcelonën në përfundim të këtij sezoni.

Sulmuesi është i vendosur të largohet nga “Allianz Arena”.

Matteo Moretto, gazetar i afërt me klubin katalunas, thotë se bavarezët tashmë duhet të mendojnë për zëvendësuesin e lojtarit.

Barça, prej muajsh, po përflitet si skuadra më e mundshme për polakun, andaj mbetet të shihet nëse diçka e tillë do të kurorëzohet me zyrtarizimin e tij.