Lirohet nga burgu gjyqtarja Enkeleda Hoxha

Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha.
Bëhet me dije për mediat se është liruar gjithashtu edhe sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi.
Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ishte dënuar me 3 vite heqje lirie nga ana e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi është shpallur fajtore për korrupsion. Prokuroria e Posaçme kërkoi 3.6 vite burg për gjyqtaren, por trupa gjykuese e GJKKO-së, vendosi që ta dënonte me 3 vite, ndërkohë që Hoxha gjithashtu përfitoi edhe nga gjykimi i shkrutuar që shkurtoi 1/3 e kohës që duhet të qëndrojë pas hekurave.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit, edhe pse disa herë kërkoi lirinë me pretendimin se kishte dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdesej. Ajo u arrestua nga SPAK më 11 shkurtit 2021 pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, teksa ajo do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Hoxha prej kohësh ishte kthyer në “fenomen” në drejtësinë shqiptare, duke u njohur si gjyqtarja “dorëlëshuar” që lironte persona të rrezikshëm në këmbim të parave. Përveç saj në pranga ra edhe avokati i saj Tabaku, i cili luante rolin e sekserit mes gjyqtares dhe avokatëve të palës tjeter





