Lorenzo Colombo “shqyen” portën e Napolit! Goli i parë në Serie A pasi humbi dhe penallti – VIDEO

Lorenzo Colombo hap llogarinë e tij në Serinë A. Sulmuesi ne pronësi të Milanit shënoi golin e tij të parë në ligën italiane në ndeshjen mes Napolit dhe Lecce.

https://streamff.com/v/977f66

Një supergol me një raketë nga jashtë zonës që befasoi te gjithe. Djaloshi kuqezi ne huazim te Lecce kishte humbur një penallti pak minuta më parë por e shlyu me kete supergol.

Milani e ka dhene huazim per nje sezon te Lecce sepse beson te Colombo dhe e di mjaft mire se ka potencialin e mundshem per t’u bere nje sulmues qe mund te zere vend te ekipi kuqezi.

I rritur në akademinë e të rinjve të Milanit, ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë me kuqezinjtë më 12 qershor 2020, në moshën 18 vjeç, duke zëvendësuar Lucas Paquetá në gjysmëfinalen e Coppa Italia kundër Juventusit. Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 18 korrik pas një fitoreje 5-1 kundër Bolonjës.

Në sezonin 2020-2021 ai u përfshi në ekipin e parë dhe më 24 shtator 2020 bëri debutimin e tij në kupat evropiane në raundin paraprak të Europa League kundër Bodø / Glimt, duke shënuar golin e tij të parë mes profesionistëve në fitoren 3- 2 te kuqezinjve.

Më 26 janar 2021 ai shkon në huazim te Cremonese, në Serinë B. Më 13 mars 2021 ai shënoi golin e tij të parë ne Serie B, në fitoren 3-0 kundër Reggiana. Pasi shenoi 5 gola, sezonin tjeyer shkon në huazim te SPAL, në Serinë B.

Ai shënoi për herë të parë më 29 gusht, me rastin e fitores 5-0 ndaj Pordenones. Ai e nis shumë mirë sezonin, duke shënuar 6 gola në ligë në 15 paraqitjet e para dhe e mbyll sezonin me 34 paraqitje dhe 6 gola në kampionat, duke dhënë kontributin e tij në shpëtimin e SPAL-it.

Më 7 korrik 2022, ai u transferua te Lecce, e sapo promovuar në Serie A, në formë huazimi me të drejtën e blerjes dhe kundër-blerjes. Shënoi golin e tij të parë me Lecce në humbjen në shtëpi kundër Cittadella në 32 të Kupës së Italisë (2-3 pas kohës shtesë).