Luana Vjollca është një shqiptare e vërtetë, ha buke me domate e djathë në plazh (foto)

Pak ditë më parë, Luana Vjollca festoi 31 vjetorin e lindjes me një festë që i ka organizuar familja. E veshur me pink, nga koka tek këmbët si Barbie, Luana ka shijuar çdo moment me miqtë dhe të afërmit e saj ndërsa ka ndarë gjithashtu foto dhe video në rrjete sociale.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto nga plazhi ku shfaqet me bukë, djathë dhe domate. “Ditëlindja vazhdon me aventura dhe me bukë e djathë e domate në vendet e pazbuluara të Shqipërisë sonë të bukur”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.SHIH FOTOT
Luana Vjollca ishte një prej personazheve të njohur që mori pjesë në protestën për mbrojtjen e vajzave dhe grave, nisur nga rasti i vajzës 11-vjeçare në Kosovë. Mesazhin e ka përcjellë dhe përmes rrjeteve sociale teksa ka ndarë diçka që ka realizuar më parë për projektin “Thuaje”.
Ndër të tjera, Luana ka ndarë dhe disa foto ku shfaqet me parulla ndërsa shkruan: “Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë, sepse duhet të jemi gjithë bashkë per t’ja dalë!
#Thuaje mjaft dh unës ndaj vajzave të vogla e të mëdha!!!!”, ka shkruar moderatorja. Në këtë postim, njëri prej ndjekësve i shkruan se “Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë“. Luana ia ka kthyer dike thënë se muzika është mënyra që ka zgjedhur për t’i thënë gjërat që ka në zemër.
Ndërkohë që sezonin e ri Luanën do ta shohim cdo të premte në ekrain e TV Klan me “S’luan dot me mua”, format që e ka sjellë më parë në ekranin e TCH, por këtë herë më titull ndryshe.







