Luiza Gega na bën sërish krenar, këtë herë vendos rekord kombëtar në Itali

Luiza Gega ka shënuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke vijuar rezultatet fantastike të 2022-shit qw wshtw padyshim viti i saj mw i mirw nw karrierw.
Suksesi i radhës për kampionen e Europës vjen nga Italia. Gega ka dalë e para në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që është mbajtur në Forli. Ajo regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.
Një formë e jashtëzakonshme nga atletja kuqezi, e cila ndonëse merrte pjesë për herë të parë në këtë disiplinë, arriti që të vendosë rezultat rekord.
Luiza Gega ishte një prej surprizave të mëdha të formatit të kërcimit në Klan, “Dance ëith Me”, që tani është thjeshtë “Dance Albania”.
Sportistja kampione europe, do të konkuronte bashkë me personazhe e tjetër të njohur cdo javë, me sfidat e vështira të kërcimit dhe mesa duket Gega nuk e kishte marrë parasysh impenjimin e madh që do të kërkonte programi, gjë që e ka shtyrë të heqë dorë pas vetëm pak javësh
Kështu, në spektaklin e mbrëmjes së kaluar Luiza dhe stërvitja që kryen cdo ditë, se fundja është kampione Europe, ja bën të pamundur të impenjohet si duhet në sfidën e kërcimit, madje për numrin e fundit të realizuar ishte praktikuar vetëm një ditë, cka nuk ishte absolutisht maksimumi.



