MAIGNAN | “Jam vërtet milanist dhe lider i ekipit! Doja të isha në Verona por…” (VIDEO)

Portieri i Milanit, Mike Maignan ka zbuluar emocionet e tij pasi u emërua si lojtari i 25-të më i mirë në botë në ceremoninë e Topit të Artë dje dhe i pesti ne renditjen e portiereve me te mire ne bote!
Një nga investimet e para që Milani bëri në verën e vitit 2021 ishte nënshkrimi i Mike Maignan nga Lille, dhe marrëveshja shkaktoi një reagim të madh në mesin e tifozëve dhe në media duke pasur parasysh se praktikisht konfirmoi largimin e Gianluigi Donnarumma.
Maignan u nënshkrua pasi një analizë e të dhënave dhe procesi i zbulimit e identifikuan atë si njeriun e duhur për të marrë frenat dhe francezi mund të kategorizohet si një nënshkrim i vërtetë ‘moneyball’ duke pasur parasysh se ai kushtoi vetëm 13 milion euro si tarifë fillestare.
Ai u shpall portieri me i mire gjithashtu ne Serie A. Portieri u intervistua nga Sky Italia dhe u pyet se si ndihet pas vendosjes së numrit 25 në renditjen e Topit të Artë.
“Flas me mire sot italisht dhe shoket me kane ndihmuar. Dhe ky fakt me ndihmon te jem lideri qe jam sot. Te gjithe me ndihmuan dhe me priten mire kur erdha dhe sigurisht qe ndihem milanist. Jam milanist vertet”. tha ai ne skene…
“sono milanista davvero”
il mio portiere ♥️
— Sαɾα🏴 (@bintYusuf___) October 17, 2022
Me pas per Sky Sport: “Është bukur sepse është hera e parë. Jam krenar për këtë dhe aq më tepër për shokët e mi të skuadrës, për familjen që është gjithmonë me mua. Kjo vleresim do të thotë që ne bëjmë një punë të mirë dhe se duhet të punojmë edhe më shumë”, tha ai.
Për dëmtimin: “Çdo ditë jam në Milanello për të punuar, shpresoj të jem mirë për ndeshjen kundër Monza-s, por duhet të shohim me mjekun dhe trajnerin nëse jam 100% gati”.
Për ndeshjen në Verona: “Është e vërtetë, i thashë trajnerit dhe mjekut që doja të luaja që në minutën e parë, por ky dëmtim është i rrezikshëm dhe i dëgjova ata që dinin më shumë se unë dhe u ndala në punë duke u pergatitur”



