Maldini e kishte në dorë, por i kërkuan 25 mln euro! Putin ndryshoi totalisht fatin e gjeorgjianit… (PRAPASKENA)

Nëse ka një lojtar që po i pushton të gjithë këtë sezon me paraqitjet e tij, ai është Khvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani i Napolit në një kohë shumë të shkurtër u tregua një zbulim për Serie A. Talent shumë i mirë, asistime dhe gola me lehtësi!
Te Napoli, Khvicha po jep një dorë të madhe edhe në fushën ndërkombëtare. Paraqitjet e tij në Champions League ishin në fakt edhe më vendimtare. Megjithatë, skuadra e tij para kalimit te Napoli nuk ishte askush tjetër veçse Rubin Kazan, një klub i Kategorisë së Parë Ruse.
Kur mbërriti në Napoli, ai nuk ishte aspak një emër i ri për mjedisin e futbollit italian dhe për tifozët e shumtë. Në fakt, flitej për Kvaratskhelia në Itali për rreth dy sezone tashmë. Skautët nga klubet më të mëdha e kishin vënë në sy për disa kohë, gati për ta kapur në dorë.
Mes tyre edhe Milani, i cili kishte përfituar nga raporti i një prej ish-lojtarëve të tij. Siç u raportua mëngjesin e sotëm, edhe Milani e kishte ndjekur me kohë situatën e Khvicha Kvaratskhelia. Raportet e para dhe rekomandimet per djaloshin e talentuar erdhen nga miku i Paolo Maldinit, Kaladze, ish-futbollisti kuqezi.
Me siguri, megjithatë, kur u bë raportimi i Kaladze, çmimi i Kvaratskhelia ishte shumë më i lartë se 10 milionë eurot që Napoli shpenzoi për ta sjellë atë në Itali. Në atë kohë flitej për një kosto totale prej 25-30 milionë eurosh. Shume para per te investuar.
Skuadra e Piolit në rolin e tij kishte Rafael Leao dhe nuk mund te shpenzonte po aq para sa investoi te portugezi. Kvara u la menjane teksa pasi nisi luf*a mes Rusise dhe Ukraines, ai do te largohej nga Rubin Kazan me lejen e posacme te FIFA-s per te nderprere kontraten ne saje te konfliktit, duke u kthyer ne atdhe.
Aty ku Dinamo Batumi e mirepriti per gjashte muaj, ku shenoi 8 gola. Ne ate moment, vlera e tij ra direkt pasi ndryshe eshte te shitesh nga Rusia dhe ndryshe nga kampionati gjeorgjian i futbollit. Dinamo Batumi, qe e kishte mare falas nga Rubin Kazan si pasje e luf*es, e shiti per 10 mln euro.



