Maldini nuk fshihet: fjalia për De Ketelaere bën tifozët të ëndërrojnë! Pastaj pasqyron projektin e RedBird

Milan ka arritur të fitojë derbin e Milanos me përmbysje. Të parët që shënuan ishin zikaltërit në minutën e 21-të me anë të Brozovic pas një asistimi të Correa.

Festa e zikaltërve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 28-të ishte Rafa Leao i cili shënoi golin e barazimit pas një gabimi nga Inter. Pjesa e dytë nisi totalisht për Milanin, pasi në minutën e 54-të ishte Giroud që kalon në avantazh Milanin.

Goli i tretë vjen nga Leao në minutën e 60-të, pasi dhuroi një spektakël brenda zonës së Interit. Shpresat u ngjallën për zikaltërit në minutën e 67-të, ku Darmian jep një top brenda zonës dhe Dzeko shënon.

Inter tentoi disa herë të barazonte por nuka ia arriti qëllimit me Calhanoglu dhe Martinez, pasi Maignan ishte në super formë ditën e sotme…

Merite edhe e Paolo Maldinit qe ka ndertuar kete skuader qe ka mundesi te rritet edhe me shume. Drejtuesi kuqezi foli sot te DAZN: “Sezoni i kaluar ishte triumfues dhe ne e shijuam atë që ndërtuam. Ndërtimi i ekipit nuk synonte të bënte një vit që të jepte gjithçka dhe më pas të skadonte, por ka një kriter dhe dëshiron të zgjasë në kohë.

Ne duam të ruajmë nivelin dhe të përpiqemi të rrisim objektivat”. Drejtori teknik më pas flet për pronësinë e re të RedBird Capital Partners: “Ndjenja e parë është se ata besojnë në një vazhdimësi të projektit tonë, na e kanë treguar dhe sigurisht do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Projekti duhet të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm, duke bërë gjërat që mund të bëhen, pa shkuar përtej mundësive të tyre. Një linjë logjike biznesi “. Së fundi, Maldini u pyet edhe per Charles De Ketelaere në Milan-Inter: “Ai është një djalë që ka pasur tashmë përvojë në Champions League, është një djalë me klas dhe që duket i përshtatshëm për skena të mëdha. Trajneri i vlerësoi të gjitha këto dhe e futi në derbi”.

De Ketelaere ishte investimi i madh i kuqezinjve në sesionin e fundit të verës në merkato. Rreth 35 milionë euro (përfshirë bonuset) shuma e shpenzuar për ta rrëmbyer nga Club Brugge, me të cilin negociatat vazhduan për disa javë para se të mbërrinin te tymi i bardhë.

Sot ishte derbi i parë për talentin belg dhe ai ka luajtur ne ndeshje mjaft te mire. Stefano Pioli dhe tifozët presin shumë prej tij por sapo te futet ne skemat e ekipit do te jete edhe me i forte, sepse potenciali nuk i mungon.