Manchester United e konfirmon largimin e Pogbas

Aventura në “Teatrin e ëndrrave” për Paul Pogban ka marr fund.

Fituesi i Kupës së Botës do të fillojë një sfidë të re, pas një periudhe të dytë jo të mirë në Old Trafford.

Manchester United ka konfirmuar se Pogba do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor, me mesfushorin që është afër rikthimit në Juventus si një transferim i lirë.

Pogba u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e United, kur ai u rikthye te klubi nga Juve në një marrëveshje prej 89 milionë funte në vitin 2016.

Fatkeqësisht, rikthimi francezi nuk shkoi sipas planit dhe Djajtë e Kuq kanë vendosur të mos e zgjasin kontratën e tij pas fushatës së tij të fundit dërrmuese.

United i ka thënë lamtumirën e fundit Pogbas në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet:

“Klubi mund të njoftojë se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit, pas skadimit të kontratës së tij. Të gjithë në klub dëshirojnë ta urojnë Paul për karrierën e tij të suksesshme dhe ta falënderojnë për kontributin e tij në Manchester United”.

Pogba u kthye në United pas katër sezoneve jashtëzakonisht të suksesshme në Juve, ku ai u bë një fitues i shumëfishtë i Serisë A dhe një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

Ai përfundimisht nuk ishte në gjendje të ndërtonte atë reputacion në Manchetser.

Sezoni 2021-22 ishte padyshim më i keqi i tij, pasi ai shënoi vetëm një herë në 29 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa luftonte me problemet e njohura të fitnesit./Shqip.com