Marcelo largohet nga “Real Madrid”, mos e humbisni mesazhin e përzemërt të Cristiano Ronaldos për të

Pas 16 sezonesh në Estadio Santiago Bernabeu, Marcelo mori mesazhe lamtumire nga një sërë brezash lojtarësh të Real Madridit, përfshirë Cristiano Ronaldon.

Dyshja kanë luajtur në krahun e majtë pranë njëri-tjetrit në disa nga vitet më të suksesshme në historinë e klubit dhe asi aktual i Manchester United, Ronaldo i ka dërguar një shënim emocionues Marcelos.

“Më shumë se një shok skuadre, një vëlla që më dha futbolli”, ka shkruar Ronaldo.

“Brenda dhe jashtë fushës, një nga yjet më të mëdhenj me të cilin pata kënaqësinë të ndaja dhomën e zhveshjes. Përpiqu me të gjitha forcat në këtë aventurë të re, Marcelo!”

Fjalën e tyre e thanë edhe bashkatdhetarët e tij nga Brazili, përfshirë ata që do të udhëheqin gjeneratën e ardhshme, si dhe bashkëlojtarët e tjerë aktualë.

“Marcelo! Faleminderit për gjithçka! Legjenda si lojtari me më shumë tituj në klubin më të mirë në botë,” tha Vincius Junior.

“Ishte kënaqësi të luaja dhe të mësoja nga ti. Përbindësh brenda dhe jashtë. “Eternal 12″.”

Mesazhe të tjera përfshinin ish-shokët e skuadrës dhe kapitenët, me të cilët Marcelo kishte vendosur shiritin për sezonin e tij të fundit në klub.

“Ti ke ardhur si fëmijë, sa herë kam thirrur “Marcelooooo, kthehu!” Faleminderit që je një legjendë e tillë. Një përqafim i madh miku im dhe gjithë të mirat për të ardhmen”, ka ndarë në rrjetet sociale Iker Casillas.