Marrëdhënia Nuse-Vjehrrë Çështje Territori

Për shumë vite, figura e vjehrrës është shënjestër e lehtë e batutave dhe shakave. Ndërsa ky reputacion ndoshta është i padrejtë, e sigurt është se shumë gra e kanë të vështirë të kenë një marrëdhënie të mirë me vjehrrën.
Çfarë e shkakton këtë lidhje jo aq të përzemërt mes të dyjave? Këto të panjohura kanë qenë objekt i studimeve të shumta në fushën e ps!kologjisë. Pas 20 vitesh kërkime, doktoresha Terri Apter deklaroi se më shumë se 60% e grave thonë se kanë një marrëdhënie jo miqësore dhe të vështirë me nënën e partnerit të tyre.
Nga ana tjetër, 55% e vjehrrave thonë se ndihen jo rehat pranë nuses. Cili është shkaku i këtij konfl!kti? Vjehrra dhe nusja nuk shkojnë shumë mirë, sepse në bazë të marrëdhënies së tyre qëndron marrëdhënia që të dyja kanë me djalin/partnerin dhe menaxhimi i jetës familjare.
Nga klasikja “Ajo kritikon gjithçka që gatuaj dhe më gjykon vazhdimisht” te “Ajo gjithmonë ndërhyn dhe më bën të ndihem sikur nuk jam e mjaftueshme me djalin e saj”: komente të tilla i kemi dëgjuar në shumë raste.
Shpesh është çështje territori. Një vjehër shpesh nuk është në gjendje të ndajë fëmijën që ka rritur prej vitesh me një person tjetër, duke ndjerë se dikush po përpiqet ta zërë vendin e saj.
Ndodh gjithashtu që disa vjehrra të jetojnë me një ide të paramenduar për nusen që duan të kenë; kur pritshmëritë zhgënjehen, lëshohet një ndjenjë jo e mirë, pothuajse e pavullnetshme ndaj nuses.





