Marrëveshje shumë pranë: mungojnë 1-2 mln euro!

Pas mbylljes së blerjes së Malick Thiaw, Milan tani po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për Aster Vranckx. Synimi është mbyllja e merkatos së verës me ardhjen e një mesfushori të ri. Duke marrë parasysh lamtumirën e Franck Kessie dhe gjithashtu lamtumirën shumë të mundshme të Tiemoué Bakayoko, Stefano Pioli ka nevojë për një përforcim në ate rol.
U sonduan disa pista dhe u braktisën të tjera, ndaj Paolo Maldini dhe Frederic Massara nxituan për të kapur belgun 19-vjeçar nga Wolfsburgu. Skautët e kuqezinjve e kishin parë lojtarin edhe kur ai luante te Mechelen, atëherë ishte klubi gjerman që e siguroi për rreth 8 milionë euro.
Në Bundesligë ai nuk ka shpërthyer siç pritej dhe trajnerii i ri Nico Kovac nuk e konsideron të domosdoshëm për projektin e tij. Për këtë arsye prej javësh po përflitet shumë për largimin e tij nga Gjermania.
Sipas asaj që raporton Manuele Baiocchini, gazetar i Sky Sport, kontaktet po vazhdojnë në këto orë për transferimin e Vranckx-it te Milani. Tashmë ka një marrëveshje me lojtarin.
Klubi është duke punuar shumë për të mbyllur marrëveshjen. Formula është ajo e huazimitme të drejtë blerje, diferenca eshte shume e vogel tashme: 1-2 milionë mbi cmimin perfundimtar dhe disa bonuse. Marrëveshja afër 13 milionë eurove.
Lojtari ka akord me Maldinin per 5 vite kontrate dhe madje edhe me rrogen e kryer prej 800 mije eurosh. Agjentet e tij kane siguruar Milanin se do te bejne te pamunduren qe transferimi te kryhet me sukses.



