Mbreti Charles i tha të birit të mos e sillte Meghan Markle pranë shtratit të prehjes së Mbretëreshës

Mbreti Charles thuhet se pati një bisedë telefonike me Princin Harry para se Mbretëresha të shuhej dhe i kërkoi atij të mos e sillte Meghan Markle në shtratin e vdεkjes së saj në Kalanë Balmoral.
Ish-Princi 73-vjeçar, u bë Mbreti Charles III pas nënës së tij. Para se Mbretëresha të ndërronte jetë, Buckingham Palace lëshoi një deklaratë për shëndetin e dobët të monarkes.
Menjëherë më pas, një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex njoftoi se dyshja do të “udhëtonin në Skoci” së bashku.
Daily Mail raporton se ky vendim ishte “lajm jo i mirë për Pallatin dhe nuk shkoi mirë”. Disa orë më vonë, Harry u fotografua duke mbërritur vetëm në pronën skoceze rreth 90 minuta pas lajmit.
Tashmë është zbuluar se një telefonatë me Charles ishte me sa duket ajo që shkaktoi ndryshimin e planeve. Një burim i tha The Sun: “Charles i tha Harryt se nuk ishte e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një moment kaq të trishtë.
Iu vu në dukje se Kate nuk do të shkonte dhe se shifrat duhet të kufizoheshin me familjarët më të ngushtë. Charles ia bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.”





