Mbrojtësi i njohur grek donte të prezantohej bashkë me luanin, por u tremb aq shumë sa do e mbajë mend gjithë jetën

Është bërë viral reagimi i Kostas Manolas ndaj zhurmës së luanit në xhirimet e prezantimit të tij për transferimin në Al-Sharjah.

Çështja në Emiratet ka marrë përmasa dhe kjo nuk vjen nga reagimi i mbrojtësit grek, por nga komentet e pronarit të kafshës së egër, shkruan abcnews.al.

Trajneri luksoz i luanëve akuzon Manolas se ka inatosur kafshën me vonesën 6-orëshe dhe tërheqjen e tij nga xhirimet.

“Lojtari u vonua për 6 orë, ndërsa u largua gjatë xhirimeve”, thekson Humaid Abdulla Albuqais në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram.

Kostas Manolas është një nga futbollistët më të mirë në historinë e Greqisë që ka bërë karrierë të mirë sidomos në kampionatin vendas dhe në Serie A.

Transferimi në Arabinë Saudite është praktikisht fundi i karrierës për të, por sigurisht një kontratë me leverdi të madhe ekonomike, shembull i ndjekur nga shumë lojtarë të njohur.