Më 2 tetor 1948, lindi aktori i paharruar Fatos Sela, e kujtojmë me nderim e respekt

Fatos Sela aktor shqiptar ( 2 tetor 1948, Tiranë – 18 dhjetor 2013, Tiranë)
Kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku u diplomua si aktor. Karrierën e nisi si regjisor në RTV Shqipëtar (1972-1975).

Më 2 tetor 1948, lindi aktori i paharruar Fatos Sela, e kujtojmë me nderim e respekt
Fatos Sela

Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krίsma ne Paris”, “Zoti godεt me puter”, “Kush e vrαu Kastijin”, “Shtrίgat e Salemit”, “Një letër e humbur”.

Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Nder interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “αrmίku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.

Pas një aktiviteti të suksesshëm, ai emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995, ku vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës.

Rolin e fundit kishte shtetarin e parë shqiptar Ismail Qemaili te drama “Ëndrra e Ismail Qemalit”.

Me një talent dhe profesionalizëm në jetën artistike, aktori Fatos Sela u nda nga jeta në një moshë kur ende mund të jepte shumë për teatrin shqiptar. E kujtojmë me nderim e respekt.