“Më detyroi të haja supë në mëngjes”, shqiptari i merr jetën gruas në Austri

Si sot para një viti, një shqiptar i Kosovës raportohet se ka go-di-tur 16 herë bashkëshorten e tij në qytetin Innsbruck të Austrisë. Në gjykatën rajonale të këtij Landi, 60-vjeçari u gjykua pas një debati që kishte me gruan e tij 50-vjeçare nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, aty ku ai i ka marrë jetën. Kosovari e ka pranuar veprën dhe ka thënë në gjyq se mosmarrëveshja kishte filluar prej një situate banale.

Gjithcka filloi kur gruaja e tij u përpoq ta bënte të hante supë në mëngjes me zor.Përveç kësaj, gruaja e tij kishte folur keq për vajzën e tij nga martesa e mëparshme. Kjo e kishte shtyrë shtetasin nga Kosova të humbte nervat dhe më pas… kuptohet se situata ka shkuar shumë për keq.

Doktori Walter Rabl shprehet se burri kishte dalë duke u shëtitur në qytetin e vjetër të Innsbruck-ut, ndërkohë e kishte lënë bashkëshorten në banesë. Për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë.

Pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet tek ndërtesa e banimit dhe i bie ziles së fqiut. Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste ekspertët, raportojnë mediat austriake.

Gjyqtarja Helga Moser ka shpjeguar në vendimin e saj se shtetasi nga Kosova meriton të futet në qeli përjetësisht, duke analizuar se si ka ndodhur ngjarja. Gjithsesi, procesi nuk është përfundimtar momentalisht.