“Më keni këtu edhe 25 vite! Më jepni fuqi, t’ju jap llogari”

Kreu i PL, Ilir Meta paralajmëron se do të qëndrojë në politikë dhe për një kohë të gjatë. Ai nuk përjashtoi mundësinë që të ishte sërish kryeministër, teksa u ka përjellë dhe një mesazh shqiptarëve “më jepni fuqi, tju jap llogari”.

“Unë pas dy vitesh nuk e di ku e shoh veten, por aktualisht e e shoh veten sikur e kam nisur nga e para. Patjetër unë do t’i kaloj të gjitha ato shkallët që i kam kaluar një herë pa asnjë diksutim. Më keni këtu edhe 25 vite, shumë aktiv në jetën politike dhe gjithmonë i hapur për llogaridhënin dhe i hapur e transparent.

Dhe kam një mesazh për shqiptarët, më jepni fuqi që tju jap llogari. Se nuk mund ti kërkoni llogari një personi që si jepni fuqi.

Më ndosh shpesh më thonë jo po Fatosi, jo po Berisha, jo po Rama tani i jep votat atje s’mund të më kërkosh mua llogari” tha Meta për “Kjo Javë”.

Kreu i PL, Ilir Meta ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 2023, ku tha se sheh si partner kryesor Partinë Demokrarike.

Meta u shpreh se duhet sa më parë opozita të nxjerrë kandidatët për tre qytetet më të rëndësishme, Tiranë, Elbasan Durrës, teksa vendosi theksin tek kryeqyteti.

“Nga ana jonë ka një qartësi dhe vendosmëri për të ndëshkuar krybashkiakëët e Rilindjes dhe që të mbështesim kandidatët e PD. Kjo duhej të ishte zgjidhur por mendoj se ka ende kohë. Primarët janë të shkëlqyera, por duhen bërë si duhet dhe me saktësi”, tha Meta.