“Më përdori për interes”, Ilir Shaqiri reagon pas deklaratave të Tan Bramës

Ilir Shaqiri ka reaguar për Panorama Plus pas deklaratës së Tan Bramës, i cili shprehu se ai e ka përdorur për interes.

Ilir ka treguar një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku Tani nuk ishte i pranishëm.

“Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”- i shkruan Tani në mesazhet në fjalë, përmes të cilave Iliri pretendon se kanë patur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes.

“Më përdori për interes”, Ilir Shaqiri reagon pas deklaratave të Tan Bramës

Ndërkohë, Tan Brama gjatë intervistës së tij tha:

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”.