“Më tallte prej kohësh”, ky është efektivi i Policisë që i mori jetën kolegut

Ludian Zaimi, qëlloi mbrëmjen e djeshme me 6 plumba mbi kolegun e tij Çaush Saliasi, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Zaimi, fill pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa u ndalua nga efektivët e policisë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, pas krimit efektivi 25-vjeçar ka thënë se e qëlloi kolegun e tij, pasi ky i fundit e tallte prej kohësh.