Më tepër dhembin ledhatimet e miqve të rremë sesa plagët e armiqve të vërtetë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene

Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard

Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin

Më mirë të kem pesë armiq të aftë e të betuar sesa një mik budalla./ Edward Bulwer-Lytton

Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni./ Friedrich Nietzsche

Më tepër dhembin ledhatimet e miqve të rremë sesa plagët e armiqve të vërtetë./ Isabella Andreini

Kur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani

Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz

Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille

Fali armiqtë e tu. Do të zemërohen pa masë./ Oscar Wilde

ObserverKult

————————————————————————————————-

LEXO EDHE: NËSE DËSHIRON TË JETOSH NJË JETË TË LUMTUR, LIDHE JETËN ME NJË QËLLIM, JO ME NJERËZ OSE OBJEKTE…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Njerëzit që janë mjaft të çmendur për të menduar se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë. /Rob Siltanen

Gjithçka që ju nevojitet është plani, harta e rrugës dhe guximi për të vazhduar në destinacionin tuaj. / Earl Nightingale

Optimizmi është një magnet i lumturisë. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do t’ju tërheqin. / Mary Lou Retton

Mundohuni të jeni ylber, në retë e dikujt. /Maya Angelou

Ndiqni lumturinë tuaj dhe universi do të hapë dyert edhe aty ku ka vetëm mure. / Jozef Campbell

Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. / Mahatma Gandhi

Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte. / Albert Einstein

Jini mirënjohës për ato që keni, sepse do të përfundoni duke pasur më shumë. / Oprah Winfrey

Kudo që të shkoni, pa marrë parasysh motin, sjellni gjithmonë diellin tuaj./ Anthony J. D’Angelo