Meda priti në syfyr reperin Gold Ag

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Mehdin Përgjeçaj – Meda, shpesh ka bërë të ditur se gëzon miqësi të mira me shumicën e kolegeve të tij.

Ai në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka pritur për syfyr reperin e njohur, Gold Ag.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi në Instastory.

Duke publikuar një imazh nga nata e mbrëmshme ai shkroi: “Pata nderin dhe kënaqësinë ti kem ne shtëpinë time për syfyr kolegët e mi”, të cilët i ka etiketuar ne postim./Indeksonline/

FOTO: