Mediat kryqëzojnë Piolin pas humbjes! “Nuk kishte plan B”

Humbje e keqe dhe ngelje ne klase nga të gjitha gazetat dhe faqet online për Stefano Piolin. Trajneri i kuqezinjve ka marre thuajse noten 5 ne cdo gazete pas paraqitjes se Milanit te tij.
La Gazzetta dello Sport shkruan: “Pa Theo, pa mbrojtës të krahut, pa krah të djathtë. Plani B nuk funksionon aspak” E njëjta notë për Tuttosport: “Milani ndërton vetëm një aksion shënimi gjatë gjithë mbrëmjes dhe mbytet në çdo dalje te shpejte të Bluve. Shumë pak dhe një zile alarmi”
Corriere della Sera: “Duhet të ringrihet ekipi pas një rezultati negativ të ekipit” . Mungesa e ashpërsisë për Corriere dello Sport, e cila i cakton atij 5.5: “Shumë arna për të qenë konkurrues. Ai bën çfarë mundet, por është shumë pak ajo qe ben”
MilanNews perdor butesine: “Nuk pëlqehet sidomos qasja mendore e ekipit në një ndeshje tashmë plot gracka për vlerën e kundërshtarit”. Kurse TMW: “Me pothuajse një skuadër lojtarësh që mungojnë, shumë pak mund të shpiket. Është e vërtetë që në Stamford Bridge fryma famëkeqe e ekipit kuqezi nuk del kurrë.”



