Mentor Petrela feston ditëlindjen, dhëndri një figurë e njohur publike: Edhe 100 Papy

Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Mentor Petrela ka festuar 72-vjetorin. I lidhur me punën dhe privatësinë Petrela i ka daljet e rralla në publik
Por dhëndri i tij, Redi Jupi ka postuar një foto nga festa bashkë me nipër e mbesa të doktorit të famshëm. Ky i fundit shihet i veshur me një smoking dhe pozon me vajzën, dy nipërit dhe mbesën e tij. “Edhe 100 Papy”, shkruan Jupi krahas fotos së publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela.Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar gjatë rrugëtimit në profesionin e tij.
Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave? Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.
Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti? Mentor Petrela:Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.
Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë? Mentor Petrela: Po. Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra. Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?
Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat? Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes? Mentor Petrela: Po.





