Merr “trajtimin” nga shokët e qelisë, i dyti prej të pestëve, për çka i bënë 11 vjeçares në Prishtinë

Një prej të pestëve mori “trajtimin” nga shokët e qelisë për atë që i bënë 11-vjeçares në Prishtinë. Mësohet se edhe i dyti ka përfunduar në spital për të njëjtin “trajtim”. Bëhet fjalë për Shkëlqim Kamerin, i cili është filmuar teksa pyetet nga mjeku për dëmtimet që ka pësuar.

Video është publikuar në rrjetet sociale. Kameri në këtë video dëgjohet duke i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.

“Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku. “Jo” dëgjohet të thotë Kameri. “Dhimbje të kokës a ke”, pyet mjeku. “Po” përgjigjet Kameri.

Megjithatë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se Kameri ka përfunduar në spital, por nuk është prekur nga persona të tjerë.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Pejës.

Më herët, mediat në Kosovë raportuan se një tjetër nga të pestët, Ekrem Rexhepi, ishte spostuar në një qendër të sigurisë së lartë.