Mesazhi i pakoduar | “Kam gjithë verës që e mendoj” Pioli ndryshon modulin e Milanit?!

Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, ka bërë deklaratat e mëposhtme në një konferencë për shtyp pas fitores në “Ferraris” ndaj Sampdorias. Ai u ndal ne disa tema, nga ndeshja te i kuqi dhe mbrojtja me 3…
Milani fitoi një ndeshje të “piset”… “Meritë e djemve. Në inferioritet ishte një ndeshje tjetër por meritat janë më të mëdha sepse djemtë dhanë shpirtin dhe vuajtën për një fitore të merituar dhe të rëndësishme”.
VAR-i dhe verdha e dytë për Leao. Giampaolo tha se qëndrimi i arbitrit ndryshoi që aty. “Unë nuk gjykoj. Nuk i kam shqyrtuar episodet. Mendoj se në Itali ka shumë sharje dhe shumë fjalë. Pyesni veten pse në Evropë lojtarët nuk protestojnë, sepse është qëndrimi i arbitrit që është i ndryshëm. …”.
E kuqja per Leao…”Na vjen keq. Leao donte të bënte një lojë të shkëlqyer dhe nuk donte të godiste Ferrarin. Ai falënderoi shokët e tij të skuadrës që fituan gjithsesi. Ai do të luaje të mërkurën dhe ka pushuar mjaftueshem sonte”.
A do të rikthejë mbrojtjen me 3 lojtarë? “Kam menduar per kete gje qe ne verë, sepse kemi tre qendrore të fortë dhe agresivë, që mund të ngrihen mirë. Kemi edhe lojtare krahu te forte për ta bërë këtë.
Doja ta provoja në verë por nuk kishte mundesi. Por ne e njohim njëri-tjetrin aq mirë sa mund ta propozojme sërish… Gjithashtu mendoj se është një modul që mund të na japë më shumë shkathtësi dhe më shumë zgjidhje”.
Problemi është verdha e parë e Leaos… “Isha shumë larg. Pastaj në kontaktin më të vogël mbrojtësi hidhet në tokë dhe është gjithmonë faull i sulmuesit. Futbolli është një lojë kontakti. diçka që duhet rishikohet”.



