Messi shkruan historinë me Argjentinën
Aktualitet
10 muaj më parë

Argjentina nuk pati mëshirë në miqësoren përballë Estonisë, pasi e mundi atë 5-0.
Një ndeshje e dominuar tërësisht nga “Albiceleste” bëri që ylli i skuadrës, Leo Messi, ta kishte dhe më të lehtë për të shënuar, duke tundur rrjetën 5 herë.
Dy herë në pjesën e parë dhe tre herë në fraksionin e dytë për Messin, që e ktheu ndeshjen në një shfaqje personale.
Kjo është hera e parë që Messi shënon 5 gola në një ndeshje me kombëtaren.
Gjithashtu, barazoi rekordin e Manuel Seoane (1925) dhe Juan Marvezzi (1941), të cilët kishin shënuar 5 gola në një ndeshje me Argjentinën.
Takimi i radhës për Argjentinën është ndaj Brazilit, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës.





