“Met Gala 2022”: Një histori e modës amerikane
Lifestyle
11 muaj më parë

Vetëm 8 muaj nga edicioni i fundit i “Met Gala” që u mbajt në shtator prej pandemisë Covid-19, eventi u rikthye fuqishëm pa rregulla dhe kufizime, dje, të hënën e parë të majit.
Edhe njëherë tjetër parakalimi i yjeve në tapetin e kuq u bë kryefjala e mediave në të gjithë botën, ndërsa transmetimi live i të gjithë eventit u bë i mundur nga “Vogue”.
Të ftuar ishin personazhet më të njohur të ekranit nga çdo kategori: aktorë, këngëtarë, modelë, producentë, influencer, etj.
Të gjithë kishin ftesë zyrtare për të qenë pjesë, në eventin që në thelb ka bamirësinë.
Duke nisur nga Kim Kardashian, e cila u shfaq për herë të parë me ndryshimin në look, një bionde të re platin dhe fustanin e Marilyn Monroe, e deri tek Gigi Hadid e Sarah Jessica Parker, kjo “Met Gala” i kishte të gjitha.
Edhe këtë vit pati guximtarë dhe veshje të çuditshme, por pati dhe veshje shumë të bukura.
Më tej do listojmë me foto dhe markat përkatëse disa prej veshjeve më të komentuara në këtë “Met Gala”./revistawho.com


Horoskopi i muajit mars nga Paolo Fox
3 javë më parë




