Meta pret në zyrë deputetin e Bundestagut gjerman: Folëm për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë deputetin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein, me të cilin thotë se ka ndarë mendime të vyera. Në veçanti, Meta thotë se kanë folur për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Kënaqësi të takoja sot, në Ditën e Europës, Kryetarin e Task Forcës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të grupit parlamentar CDU/CSU, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Volkmar Klein.
Ndamë mendime të vyera mbi shumë çështje, në veçanti për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjermania është partnere shumë e rëndësishme dhe mbështetëse e vazhdueshme në procesin euroatlantik jetik të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe zgjerohen më tej” shkruan Meta.





