Mijëra njerëz në shesh kërkojnë drejtësi 11-vjeçaren në Prishtinë

Ditë më parë një 11 vjeçare u mbajt me zor për 7 orë nga pesë meshkuj të cilët e përd*unuan me radhë. Policia e Kosovës ka arritur t’i kapë të pesë të dyshuarit. Sot në kryeqytet njerëzit kanë dalë në shesh në mbrojte të grave.

“‘Mbrojtje për vajzat e gratë”: Qytetarët fillimisht janë mbledhur para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë hedhur bojë me ngjyrë të kuqe.
Pastaj para objektit të Policisë dhe atij të Avokatit të Popullit, derisa destinacion i fundit është Qeveria e Kosovës.
Përfaqësuesit e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist paraqitën tri kërkesat kryesore si: krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet të mbijetuarat e dhu!nës, trajtimi i drejtë i rasteve të tilla ndaj grave dhe dënime meritore për abu!zuesit si dhe legalizimi dhe përdorimi i sprejit irritues për vetëmbrojtje.
Në solidaritet me Prishtinën, edhe në Shqipëri, shoqëria civile ka paralajmëruar se do mblidhet po sot, këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 18:30.
Tre nga pesë të dyshuarit që po qëndrojnë nën mbikqyrjen e policisë, të mbyllur, janë të mitur. Ndërsa, i moshës madhore, 19-vjeç, është edhe i dyshuari i pestë.





