Milan-Leao, telenovelë mes biznesit familjar dhe “betejës” së prokurorëve

E ardhmja e Rafael Leaos po merr gjithnjë e më shumë konturet e një telenovele. Takimi i djeshëm në Casa Milan, i planifikuar fillimisht për herët pasdite, u shty me disa orë, por në fund u mbajt rreth orës 19. Një prani e avokatit Ted Dimvula, por me babain e sulmuesit që mungonte.

Një samit i ndërsjellë që nuk solli kthesën e shumëpritur. Do të duhet kohë. Në plan të dytë mbetet interesi i evropianëve të mëdhenj Chelsea, Manchester City dhe Psg, të gatshëm për të bere oferte per kuqeziun me numrin 17 dhe në gjendje t’i garantojnë një rroge 10-12 milionë euro neto në sezon.

Po ashtu ka patur pikëpyetje për gjobën që i duhet paguar Sportingut (19.5 milionë euro) dhe intriga e një prokure të dyfishtë të firmosur nga kampioni portugez. Me pak fjalë, përbërësit për një thriller të lë pa frymë janë të gjithë aty.

Por le të shkojmë me radhë. Milani po punon për rinovimin deri në vitin 2027 me një rregullim të pagës nga 1.8 mln euro aktuale në 5.5 milionë euro plus bonuse. A do të mjaftojnë? Do të shohim.

Për ta komplikuar historinë, ekzistojnë pikërisht disa faktorë. Para së gjithash, përfaqësuesi i dyfishtë që përfshin kampionin luzitan (i vlerësuar lojtari më i mirë në Serie A në Gran Galà del Calcio dhe i vendosur i 14-ti ne listen e Topit të Artë).

Nga njëra anë Dimvula, nga ana tjetër agjenti historik i sulmuesit Jorge Mendes, një nga prokurorët më të fuqishëm dhe më me ndikim në botë. Një nga ata që nuk shtyhen lehtë mënjanë. As nuk ia vlen të “perjashtohet”.

Kjo është arsyeja pse Milani nuk do të dëshironte të kishte kundershtar pronarin e Gestifute, veçanërisht në të ardhmen, duke marrë parasysh bazën e pasur të lojtarëve të ekipit të tij.

Për FIFA-n është në fuqi prokura e parë e nënshkruar në mënyrë kronologjike, përkatësisht ajo e drejtuar nga avokati francez. Sa keq që Leao vazhdon të dëgjojë Mendes i cili deri më sot ligjërisht nuk mburret me tituj zyrtarë për ta përfaqësuar, por prania e së cilit mbetet e rëndë.

Ndërkohë, Dimvula u paraqit dje para drejtuesve të Milanit, duke zbuluar kërkesën e parë për një pagë neto prej 7 milionë euro plus 1 bonus në sezon për Leaon me pagesën e gjysmës së gjobës (50% e tjera do të përballohej nga Lille).

Për të mos anashkaluar rolin e babait të futbollistit, i cili është shumë aktiv në merkato. Në familjen kuqezi, baballarët që janë protagonistë të telenovelave të tregut janë mësuar: nga inxhinieri Bosco Leite që çdo vit trokiste para për të përshtatur kontratën e Kakà-s deri te Alfonso Donnarumma i cili me Mirabellin paketoi rinovimin e Gigio në 2017 duke nxjerre nga dhoma Mino Raiola.

Ndër të tjera, prindërit nuk kanë gjithmonë mjete teknike për të përballuar situata të tilla të rëndësishme. Neymar di diçka për këtë, i akuzuar për përvetësim në marrëveshjen që çoi në kalimin nga Santos te Barcelona në vitin 2013. Në gjyq, ylli i PSG-së zbuloi: “Ishte babai im ai që u kujdes për gjithçka. Unë firmos vetëm atë që ai më thotë të firmos.’