Milan, Maignan ende shpreson për Kupën e Botës: e vërteta për vizitën në Francë!

Lëndimi i fundit mund të detyrojë Mike Maignan t’i thotë lamtumirë Kampionatit Botëror të ardhshëm në Katar, i cili mbahet nga mesi i nëntorit deri në fund të dhjetorit. Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në kampionatin botëror dhe të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse kanë nisur të numërojnë për të paraqitur listën e skuadrave për FIFA-n.
Edhe Franca, mund të prezantohet pa numrin 1 të Milanit, qe u ndal sërish: pulpa e dëmtuar në kombëtare i krijon ende probleme. Opinioni i parë mjekësor i stafit të Milanit, i konfirmuar nga Stefano Pioli, theksoi se Maignan do të mund të rikthehet në fushë me ngjyrat kuqezi vetëm në vitin 2023: pasi është një rikthim për të njëjtin problem (i akuzuar në kombëtare) qe e kishte ndalur portierin tashmë për pesë ndeshje mes kampionatit dhe Champions League.
Ne Milanello nuk donin të rrezikonin më, duke e mbajtur në bokse deri pas pushimit. Një zgjedhje e karakterizuar nga vëmendja ndaj një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Piolit, atij që vitin e kaluar kontribuoi drejtpërdrejt në skuadrën italiane dhe që fitoi çmimin si portieri më i mirë në Serinë A.
Megjithatë, ky sezon i dytë filloi keq, me një problem me pulpen që u akuzua gjatë ndeshjes me Francën dhe e detyroi portierin te kurohej dhe qendronte jashte deri në fundjavën e kaluar kur duhej të kthehej për ndeshjen e San Siros kundër Monzas. Në vend të kësaj, një përkeqësim i problemit gjatë seancave të fundit stërvitore e detyroi atë të ndalonte sërish.
Por me afrimin e Kupës së Botës, Maignan vendosi të provonte gjithçka dhe – në marrëveshje me stafin kuqezi – fluturoi në Francë për t’u parë drejtpërdrejt nga mjekët e Bleus në qendrën e ekipit kombetar Clairefontaine. Katar 2022 është më pak se 30 ditë larg, ndaj do të jetë një garë me kohën për Maignan sepse nëse kombëtarja vendoset ta mbajë nën vëzhgim deri në fund duke u përpjekur ta rikuperojë për 22 nëntor, ditën e debutimit të Francës kundër Australisë, atëherë për të do të hapeshin dyert e thirrjes nga Deshamps.
Sipas testeve të fundit instrumentale, rikuperimi vlerësohet nga katër deri në gjashtë javë dhe nëse rasti i parë konfirmohet, asgjë nuk do ta pengonte portierin të grumbullohej për të marrë pjesë në Botërorin e tij të parë. Nëse Franca shpreson, Milani e ka mbyllur tashmë çështjen duke konfirmuar në shtylla Tatarusanun, i cili u ngjit në hierarki duke u bërë titullar që nga 1 tetori i kaluar, me një rezultat të lakmueshëm prej 5 fitoresh nga pesë ndeshje në ligë.
Por në këtë finale sezoni para Katar 2022, me 7 ndeshje të planifikuara në vetëm 22 ditë, vetë Pioli la të kuptohet se nuk do të nxitohej per asgje: Mirante, portieri i tretë, mund të hynte në balotazh me portierin ekspert rumun. Mirante nuk e ka parë fushën që nga maji 2021 (në gjysmëfinalen e Europa League kundër Manchester United me Roma-n) por në listën e Champions, Maignan u zëvendësua nga italiani.



