Milan-Napoli, cili në vend të Leaos? Zgjedhja më e mundshme!

Stefano Pioli sigurisht që nuk është nga ata trajnerë që kënaqet në rezultatet dhe fitoret e skuadrës së tij, edhe pse e uron grupin… Mbrëmë, pasi u mbyll çështja e Dinamo Zagrebit, ai u projektua menjëherë në ndeshjen ndaj Napolit.
Pas një debutimi në Ligën e Kampionëve, kundër Salzburgut – i kompletuar me golin e tij debutues në kompeticionet evropiane – Alexis Saelemaekers shënoi gjithashtu kundër Dinamo Zagrebit. Belgu po tregon qartësi dhe pragmatizëm të madh në këtë start të kampionatit.
Shkëlqyeshëm dhe teknik, ish-anësori i Anderlecht-it është treguar i domosdoshëm në këto ndeshje të para europiane. I vendosur në të djathtë, ai mund të jape edhe me shume. Pas fitores ndaj kroatëve, Milani tashmë po përgatitet per ndeshjen e madhe ndaj Napolit.
Napoli i Spallettit ka bere nje nisje rrufe te sezonit dhe vec ne Itali ku ka grumbulluar aq pike sa Milani, edhe ne Europe ka shenuar 7 gola ne dy ndeshje duke fituar 6 pike (Liverpool dhe Rangers) Nuk do te jete aspak e lehte, sidomos duke ditur se alternativat ne sulm edhe pa Osihmen jane me te shumta te Napoli.
Te Milani do te mungoje lojtari me vendimtar, qe edhe kur nuk shenon dhuron asist. Dhe problemi nuk eshte vetem mungesa e tij (qe mori te kuq ndaj Sampdoria) por fakti qe jane jashte momentalisht edhe Origi dhe Rebic. Atehere, si te zëvendësohet Leao?
Përgjigja mund të jetë shumë më e thjeshtë nga sa mendoni. Pyetja që i është bërë nga mikrofonat e Sky, në intervistën pas ndeshjes së Champions League, trajnerit të Milanit, i cili është përgjigjur: “Sigurisht që nuk do të kemi të njëjtat karakteristika, edhe sepse nuk kemi një sulmues të vërtetë.
Është e sigurt se do të përpiqemi të zhvillojmë zgjidhje dhe qëndrime të ndryshme. Ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të madh”.
Pioli me shumë gjasa do të zgjedhë 4-2-3-1 të zakonshme me katërshen klasike të mbrojtëve të përbërë nga Calabria, Kalulu, Tomori dhe Theo Hernandez përpara Maignan. Tonali dhe Bennacer në mesfushe dhe De Ketelaere në fantazi. Sulmuesi i vetmuar do të jetë sërish Giroud. Megjithatë, risia është ne te majte. Junior Messias do të zërë sektorin e djathtë ndërsa Alexis Saelemaekers, pasi ka bërë shumë mirë në të djathtë do të vendoset në të majtë duke ndihmuar edhe Theon.
Milan (4-2-3-1) Maignan; Kalabria; Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali, Messias, De Ketelaere, Saelemaekers; Giroud. Trajner: Stefano Pioli.



