Milan-Ziyech, pse nuk u mbyll transferimi! Daniele Longo: “Një futbollist prishi planet…”

Milan nuk ka arritur një marrëveshje për Hakim Ziyech me Chelsean për gati tre javë, duke shtyre gjithcka me pas ne ditet e fundit te merkatos per te zbutur situaten dhe vendosur blute perpara nje zgjedhje. U mendua se strategjia do te ishte e suksesshme madje.

Gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur shumë tifozë qe spekuluan se mund të kishte një surprize ne lidhje me Ziyech duke qenë se ai ka qenë i lidhur gjerësisht gjatë gjithë merkatos me kuqezinjte ndersa se fundmi u duk se do te kthehej te Ajax.

Asgje nga keto nuk ndodhi dhe edhe pse i pakenaqur, do te qendroje ne Londer te Chelsea. Sipas asaj që raportohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Milani në fakt vendosi të heqë dorë nga Ziyech 20 ditë më parë dhe si rrjedhojë nuk mund të pritej ndonjë ndryshim i minutes se fundit…

“Mendoj se Milani hoqi dore nga Ziyech qe perpara 3 javesh per arsyen e vetme se u ble Messias dhe gjithashtu sepse ne fakt prisnin qe te vinin oferta te duhura per Saelemaekers, por ne fakt pati shume pak oferta ose interesime, per te mos thene 0…”

Megjithatë, gazetari Longo shton se Sergino Dest erdhi nga Barcelona “jo vetem per të forcuar vetëm rolin e mbrojtësit të djathtë, por edhe më tej në fushë, duke dale perpara dhe duke zene ate sektor ku kane caluar kuqezinjte”.