“Milani e ndiqte prej 3 vitesh por nuk pati guxim ta paguante…” Vjen prapaskena e bujshme!

Merkato e Milanit, duke qenë se është menaxhuar nga tandemi Maldini-Massara me ndihmën e shefit te skautngut Moncada, ka karakteristika shumë specifike.
Synimi i kuqezinjve është gjithmonë të investojnë në talentet e rinj ndërkombëtarë. Lojtarë pak a shumë të njohur, të vëzhguar nga afër prej muajsh, të konsideruar të gatshëm për kërcimin në cilësi në Itali.
Vetëm mendoni për merkaton e fundit të verës: De Ketelaere, Thiaw, Vranckx, Adli. Të gjithë të rinj që vijnë nga kampionate të tjera. Por ka një talent, edhe në moshën e gjelbër, që i ka shpëtuar syve vigjilentë të Maldinit.
Një lojtar që do të kishte bërë shumë mire te Milani, për aftësinë e tij për t’u vendosur në futbollin italian, për cilësinë e tij të shkëlqyer teknike. Ky është Khvicha Kvaratskhelia, gjeorgjiani që po çmend Napolin.
Një goditje e klubit blu, i cili shpenzoi rreth 10 milionë euro për të rrëmbyer Kvara-n, ndërsa top-skuadrat e tjera po e shikonin. Sot ai është një fenomen me shifra të pabesueshme: 7 gola dhe 7 asistime me Napolin.
Megjithatë Milani mund ta kishte marrë atë pa shumë telashe. Kuqezinjtë e kanë ndjekur prej disa kohësh Kvaratskhelia-n, siç e ka konfirmuar edhe gazetari gjeorgjian Lasha Koviashvili, sipas të cilit kuqezinjtë ishin ndër klubet e interesuara për talentin e lindur në vitin 2001.
Milani, si dhe Juventusi dhe klube të tjera ndërkombëtare, kishin filluar të ndiqnin Kvaratskhelia. Por asnjë nga këto skuadra nuk pati guximin apo kohën e duhur për ta paguar atë, për të investuar dhjetë milionë për gjeorgjianin.
Një keqardhje për të gjithë, edhe për Paolo Maldinin i cili zakonisht nuk i fal disa raste. Sigurisht, Kvara te Milani i sotëm do të kishte luajtur për vendin me njëfarë Rafael Leao dhe do të rrezikonte të mbetej në stol. Por ta kishe sigurisht që nuk do të ishte aq keq.



