“Milani i fortë, por në San Siro shkojmë t’i ndalim sepse fituam edhe ndaj Juventusit…”

Sulmuesi i Monzas, Gianluca Caprari pohon se Milan është ‘shumë i fortë’ por skuadra e tij ‘nuk duhet të ketë frikë’ kur të dy skuadrat përballen në fundjavë.
Duke folur gjatë një interviste me Sky Sport Italia përpara ndeshjes në Serie A, sulmuesi se Monza mund të marrë një rezultat pozitiv kundër kuqezinjve. Ai pranoi se skuadra e Stefano Piolit është shumë e fortë, por theksoi se Monza nuk duhet të ketë frikë dhe duhet të bëjë lojën e saj.
“Milani është shumë i fortë, por vitet e fundit e kam kuptuar se mund të fitosh kundër kujtdo. Ne fituam edhe kundër Juventusit. Nuk duhet të kemi frikë. Vitin e kaluar shënova në San Siro kundër Milanit, ishte mirë. Shpresojmë të kemi një lojë të mirë”, tha ai.
Ndeshja zhvillohet në San Siro të shtunën në orën 18:00. Do të shohë ish-pronarin e Milanit, Silvio Berlusconi, të përballet me ish-klubin e tij si pronar i Monzas tashme, aty ku eshte edhe Galliani sigurisht…
Monza pati një fillim jashtëzakonisht të dobët të sezonit, por tani që ata kanë shkarkuar Giovanni Stroppa dhe punësuar Raffaello Palladino, forma e tyre është rritur shumë dhe kane marre fitore e rezultate qe i kane larguar nga vendet e fundit.
“Me Palladinon kemi ndryshuar kurs, humbja në Empoli ishte e pamerituar, patëm shumë raste pa i shfrytëzuar, por mendoj se humbja do të na bëjë mirë. Me këtë qëndrim ne do të përmirësohemi ende”, tha Caprari.



