Milani, paralajmërimi mbi Dest: “Shumë i fortë teknikisht dhe në shpejtësi, por ka një problem që e detyroi Xavin ta hiqte…”

Në orën 20.00 të mbrëmjes së djeshme u mbyll zyrtarisht merkato e verës në Itali. Milani u fokusua te të gjithë të rinj dhe me potencial të madh! Charles De Ketelaere, Malick Thiaw, Aster Vranckx dhe Sergino Dest, për të mos përmendur Origi dhe Adli të ardhur më parë.

Nga këto, e fundit ishte sigurisht më befasuesja. Në vetëm pak orë, ditën e djeshme, Paolo Maldini dhe Frederic Massara arritën të mbyllnin për anësorin e Barcelonës. Një befasi, që solli një lojtar të rëndësishëm në Milano. Sergino Dest, krahasuar me emrat e tjerë, është sigurisht një profil më fisnik. Ajax dhe Barcelona e kanë bërë atë një yll të futbollit botëror.

Në Holandë ai ishte imponuar në maksimumin e tij, te blaugrana ai përkundrazi hasi në komplikime. Milani ka përfituar nga pakënaqësia si e lojtarit ashtu edhe e klubit te Laporta, duke e fituar në huazim me të drejtën e shpengimit. Shifra përfundimtare është rreth 20 milionë dhe se Djalli do të duhet të paguajë verën e ardhshme nëse vendos të blejë Destin direkt.

Gazetari Ignasi Oliva, korrespondent i Goal, ka folur për amerikanin e lindur në vitin 2000. I intervistuar në TV PLAY, kanalin Twitch të kolegëve të tij në merkato, Ignasi Oliva e përshkroi profilin e Sergino Dest në një mënyrë shumë të përpiktë. Aftësi taktike, teknike dhe karakteristike. Në këtë të fundit, gazetari evidentoi një defekt të theksuar, i cili e çoi lojtarin të shkëputej nga Barcelona.

Ja fjalët e Ignasi Oliva për Sergino Dest: “Le të themi se lojtari është shumë i fresket fizikisht, pasi ai kurrë nuk ka luajtur në parasezon. Nuk e donte Xavi dhe shitja e tij ishte alternativa më e mirë për Barcelonën. Në Milano ai mund të jetë një konkurrencë e shkëlqyer me Theo Hernandez dhe Calabria. Kuqezinjte janë padyshim një ekip në rritje.

Sergino te Ajax ishte një lojtar shumë i suksesshëm, madje ishte edhe përpara Mazraoui. Ai ka një fizik të frikshëm, dhe është një lojtar dukshëm sulmues, ka teknikë të mirë dhe është i fortë në driblim.

Problemi i tij i vetëm është koka, sepse shumë shpesh nuk merr vendime të mira. Për këtë arsye në fund Xavi zgjodhi largimin e tij. Trajneri spanjoll i kishte thënë tashmë Destit majin e kaluar se duhet te gjente ekip tjeter”.