“Milani po kupton dimensionin europian” Gazetari nuk ka dyshime: “Mesazhi i Piolit po shkon te grupi i tij”

“Djalli kthehet në Champions” dhe shumë tituj të tjerë të ngjashëm u shfaqën në të gjitha gazetat tani më shumë se një vit më parë. Milani, pas një mungese të gjatë, ishte kthyer në shtëpi.
Të gjithë e mbajmë mend grupin e sezonit të kaluar, pothuajse të kujton Interin e sivjetmë: Liverpool, i cili më pas arriti në finale, Atlético dhe Porto. Këtë vit kuqezinjtë rikthehen për të garuar në Europë që vlen me një ndërgjegjësim tjetër, falë eksperiencës së grupit dhe fitores së kampionatit.
Dhe ky fakt u pa dje. Rreth 61,000 ne San Siro (pak në pamje, por vetëm mendoni se dy sektorë kanë mbetur bosh sepse u detyrua nga rendi publik per shkak te kroateve) dëshmuan ndeshjen e duhur për tu fituar nga njerëzit e Stefano Piolit.
U desh të përgjigjeshin menjëherë pas barazimit “të dobët” në Austri dhe paraqitjes jo perfekte të Genoas. Dhe ky Milan, edhe një herë, nuk zhgënjeu. Thuajse duket sikur ai di të shfrytëzojë momentin e përsosur për të bërë atë që duhet të bëjë. Fitorja e djeshme shkon shumë në këtë kuptim: nuk ishte perfekte për nga intensiteti, por u luajt me zgjuarsi.
Xavier Jacobelli, gazetar dhe ish kryeredaktor i Corriere dhe Tuttosport, foli për Milan TV duke u ndalur te fitorja e Milanit ndaj Dinamo Zagrebit: “Mendoj se Milani e ka kuptuar se në Evropë mund të shkojë shumë larg. Ekipi konfirmoi në fushë atë që tha Pioli në prezantim.
Ai ishte shumë optimist, kishte parë një ekip në formë të mirë, plot energji dhe entuziazëm. Ishte një test kolektiv që konfirmoi rritjen e performancës së Milanit. Suksese të tilla të qarta në arenën ndërkombëtare janë shumë gjallërues. Ndeshja e dyfishtë kundër Chelseat do të jetë shumë interesante”.



