Milani po tenton all-in para Botërorit në Katar! Motivi lidhet me… Manchester City

Gazetari i Sportmediaset, Nicolo Ceccarini, sot ka folur gjate per temen e lidhur me rinovimin e Rafa Leaos! “Milani dëshiron të blindojë Leaon. Pas merkatos së shkëlqyer të transfertave dhe rinovimeve tashmë zyrtare të Krunic dhe Tonalit, hapi tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me anësorin portugez.
Rafael është rritur shumë vitin e fundit. Këtë sezon ai direkt ka qene vendimtar. Me pak fjalë, gjithmonë njeriu plus! Milani ka punuar prej disa kohësh me agjentin Jorge Mendes për të gjetur një zgjidhje dhe mbi të gjitha për të zgjatur një kontratë që skadon në qershor 2024.
Në këtë sesion të fundit në merkato, Chelsea u përpoq por përgjigja e kuqezinjve ka qenë gjithmonë negative. Kupa e Botës do të fillojë pas pak më shumë se dy muajsh dhe kjo do të jetë një tjetër vitrinë për t’u dukur. Kjo është arsyeja pse Milani dëshiron të përpiqet të jetë përpara kohës dhe po bën gjithçka që është e mundur për të gjetur një marrëveshje.
Propozimi i kuqezinjve është rreth 5 milionë euro duke përfshirë bonuset përballë një kërkese prej 7 milionësh. Ndër të tjera, aktualisht Leao fiton rreth një milion e gjysmë dhe rritja do të ishte e konsiderueshme. Cilësia e lojtarit sigurisht që nuk diskutohet, por është e qartë se për të arritur një marrëveshje përfundimtare do të duhet të bashkohen idete dhe vullneti.
Një përpjekje nga të dyja palët. Me pak fjalë, ndeshja sapo ka filluar dhe Milani shpreson ta fitojë duke i dhënë Leaon edhe për shumë vite të tjera. Kjo duhet bere para Boterorit, sepse me pas do te ishte shume e veshtire per te rinovuar”.
E gjitha kjo lidhet edhe me Manchester City qe sipas The Sun, pas Boterorit do te kete nje buxhet rreth 120-130 mln euro per merkato nese Guardiola do te shenjestronte ndonje lojtar dhe mes atyre qe i pelqejne eshte edhe Leao.



