Miliona eurot që pritet të fitojë Shqipëria nga finalja e “Conference League”. Cilët përfitojnë?

Fitimet, sa i takon aspektit monetar të finales së Ligës së Konferencës, do të jenë marramendëse për disa biznese në Tiranë.
Kjo ndeshje do të jetë mjaft fitim prurëse, pasi çdo fitim i një biznesi përkthehet në të ardhura për buxhetin e shtetit shqiptar.
Është parashikuar se fitimi në ekonomi, do të jetë rreth 150 milionë euro.
Por, si do të përdoren këto para nga qeveria dhe kujt do t’i shkojnë?!
Një kategori biznesesh private do të përfitojnë shuma marramendëse nga ky event dhe këtu përfshihen pronarët e hoteleve dhe vendeve të tjera akomoduese.
Një pjesë tjetër, do i shkojë atyre që kanë shitur biletat me çmime marramendëse në të zezë.
Reklamat në ambientet e hapura do të jenë të larta, fitime që i shkojnë kryesisht bashkisë dhe kontraktorit privat.
Një tjetër kategori biznesesh është ajo e konsumit të produkteve dhe shërbimeve (supermarketet, marketet, shitësit ambulantë), këtu përfshihen edhe kompanitë prodhuese të birrës.
Pronarët e lokaleve të cilët do e shesin atë me çmime tejet më të larta se normalja, duke u siguruar tifozëve edhe organizime të jashtme për eventin.





