“Ministria na i pranoi kërkesat… por s’kanë lekë!”, pedagogu tregon takimin me ministren

Në protestën që po mbahet sot para Universitetit Politeknik në kryeqytetet i pari që ka marrë fjalën ishte pedagogu Aleksander Petre i Shkencave të Natyrës i cili ka treguar dhe situatën në të cilën gjendet sot arsimi në Shqipëri.

Ndër të tjera, Petre tregoi edhe se çfarë ishte biseduar me ministren e Arsimit Evis Kushi, rreth kërkesave të tyre dhe tregoi disa anë që nuk i dinim.

Sipas asaj që tregoi pedagogu, Kushi si fillim kishte pranuar kërkesat e pedagogëve por në fund të takimit u kishte thënë se “lekë nuk ka.” Një shpjegim i çuditshëm pak sa nga situata.

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se kërkesa tuaja janë minimaliste.

“Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!”. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës.

“Nuk dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur.

“Ne 20 ditët pritëm , por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor.” Kujtojmë se pedagogët kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bojkotojnë mësimin. /abcnews.al/