Mjeku i njohur do të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë përballë Veliaj?

Ditën e sotme mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ishte pjesë e protestës së pedagogëve, për të kërkuar rritje pagash dhe disa kërkesa të tjera.

Kaq mjaftoi, që në media të aludohej se ai do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Ndaj, i ftuar ditën e sotme në Zona Zero me gazetarin Thimi Samarxhiu, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me këtë.

Ai ka komentuar protestën që është duke u zhvilluar nga ana e pedagogëve por në fund të fjalës së tij ka komentuar edhe fjalët që janë përhapur në rrjet.

“Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyes dhe ta konfirmoj këtë gjë.

Me qetësi gjërat duan kohën e vetë, unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat e papjekura. Në momentin e duhur dhe kohën e duhur.”- tha Alimehmeti në studio.