MN | Arsyeja pse Pioli ende nuk ka “përfshirë” në projektin taktik Vranckx, Adli dhe Thiaw

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, së shpejti mund të thërrasë disa nga lojtarët që mbërritën në verë, por nuk kanë pasur kohe per t’i provuar pasi kalendari ka qene me ndeshje cdo tre dite.

MilanNews nis një raport duke thënë se fryma e ekipit është ajo që shkëlqeu mbi të gjitha në humbjen e mbrëmshme 2-0 kundër Chelsea. Kuqezinjtë nuk u fundosen kur pesuan dy gola dhe tentuan madje me Giroud dhe Dest.

Mund të jetë e vështirë për lojtarët të krijojnë një grup të tillë të çimentuar që janë të bashkuar në vlera, ide dhe shpirt, prandaj ardhjet e reja – me përjashtim të Charles De Ketelaere – nuk janë aktivizuar ende shumë.

Aster Vranckx për momentin është lojtari përpara të tjerëve. Belgu ka ecur mirë si në aspektin teknik ashtu edhe në atë të qëndrimit dhe në të ardhmen e afërt me siguri do të jetë gati të marrë më shumë minuta, ndoshta edhe në një pozicion më sulmues se zakonisht.

Sa i përket Yacine Adli, për momentin është më i penalizuari nga situata e dëmtimeve. Ai konsiderohet si një mesfushor sulmues ose një mesfushor “box-to-box”, por nga ajo që është shfaqur gjatë javëve të fundit ai ende nuk ka ritmin dhe intensitetin që kërkon trajneri për futbollin e tij agresiv.

Ai padyshim që nuk është përjashtuar plotësisht as nga Pioli, as nga stafi, por në një skuadër të Milanit që i kushton kaq shumë vëmendje ekuilibrit në fushë, mungesa e Saelemaekers rëndon edhe mbi Adli, i cili humbet kështu një shok skuadre që mund ta “mbështesë” nga pikëpamja taktike.

E njëjta gjë që mund të thuhet edhe për Malick Thiaw, pasi te Gjermania U21 konsiderohet një perspektivë shumë e mirë, por ai ende konsiderohet shumë i ngadaltë për momentin për sa i përket ritmit qe kerkon futbolli modern.