MN | Leksion për t’u mësuar: kur nuk fiton, të paktën mos humb! Por mentaliteti i Milanit nuk e lejon

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka pranuar se nuk është i kënaqur me rezultatin që pasoi pas paraqitjes në disfatën ndaj Napolit dhe duhet të bëhet zjarr brenda për të motivuar skuadrën.
MilanNews kujton komentet që Pioli bëri gjatë një interviste për DAZN pas ndeshjes në të cilën iu kërkua të reflektonte për një humbje të parë në ligë që nga janari.
“Unë nuk jam i kënaqur dhe as lojtarët nuk duhet të jenë të kënaqur. Nëse luani kështu, nuk mund të humbni. Ne shënuam vetëm një gol, shumë pak për atë që krijuam.
Ka zhgënjim, nuk duhet të kishim humbur. Por kështu është futbolli, do të mësojmë edhe nga kjo mbrëmje. Performanca ishte e mire nga të gjitha këndvështrimet”, tha ai.
Napoli perdori cinizmin ne maksimum dhe ne futboll shpesh nuk fiton ai qe dominon me volum loje por duhet edhe zgjuarsi e dinakeri. Por, sic ka thene dikur Pioli, “ne ndeshje te caktuara, nese nuk fiton dot, te pakten mos peso humbje”.
Pra, pas golit te Giroud, Milani shtynte me shume per te gjetur golin e dyte duke u ekspozuar disa here. Mund edhe te qendrosh me i mbledhur dhe te presesh momentin. Sigurisht, loja e Milanit eshte veshtire te ndryshoje sepse skuadra kuqezi ne fushe kerkon gjithmone te komandoje me perjashtim te disa momenteve kur lojtaret duhet te marin fryme…



